Në Dashuro.de, do të gjesh një dhomë virtuale të mbushur me njerëz të vërtetë, që ndajnë mendime, ndjenja, humor dhe ndonjëherë edhe heshtje kuptimplote. Nga një "përshëndetje" e thjeshtë, mund të fillojë një miqësi. Nga një bisedë spontane, mund të lindë një lidhje që s'harrohet.
Në chatin tonë ka vend për të gjithë për të qeshur, për të treguar histori, për të kërkuar këshilla, apo thjesht për të mos qenë vetëm në një natë të gjatë. Nuk ka rëndësi nëse je i/e ri/re apo veteran i chat-eve rëndësi ka që ke zemër për të ndarë me të tjerët.
Kemi ruajtur atë magjinë e vjetër të netëve online kur njerëzit flisnin me orë pa orë, pa filtra dhe pa maska. Por e kemi sjellë me një frymë të re, moderne, të pastër, të sigurt dhe mbi të gjitha - të dashur. Eja, shkruaj një fjalë... dhe lëre magjinë të ndodhë. Ndoshta diku, në anën tjetër të ekranit, dikush po pret pikërisht mesazhin tënd.
Dashuro Chat - aty ku bisedat bëhen kujtime.